Gecaj: Zyrtarët serbë krijojnë probleme me imagjinatën kriminale

Prishtinë | 05 Shk 2017 | 10:20 | Nga

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka komentuar një deklaratë të shefit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ku ky ka thënë se Prishtina për përgatiste masakër në veri, transmeton Klan Kosova.

“Janë të paparë këta zyrtarët serbë”.

“Krijojnë probleme plotësisht artificiale, si ai i murit dhe i trenit, vetëm e vetëm për të fajësuar pastaj të tjerët për veprime të cilat i parafytyrojnë nga imagjinata e tyre kriminale”, ka shkruar Gecaj në llogarinë e tij në Facebook, platformë në të cilën është shumë aktiv.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme