Gent Begolli sot aderon në AKR

Prishtinë | 03 Sht 2019 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Ish-anëtari i AAK-së, Gent Begolli, gjatë ditës së sotme pritet të aderojë në Aleancën Kosova e Re (AKR).

Ekonomia Online mëson se Begolli do të prezantohet sonte në tubimin që Aleanca Kosova e Re (AKR) mban me qytetarë dhe anëtarë të partisë. Në tubimin që mbahet nga ora 19:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, AKR-së do t’i bashkëngjiten dhe dhjetëra të rinj.

Në partinë e Pacollit nuk e kanë konfirmuar, por as mohuar, se Begolli sonte do t’iu bashkëngjitet radhëve të saj.

Begolli ka qenë drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës nga radhët e AAK-së, si dhe kryeshef ekzekutiv ne PTK, nga ku dha dorëheqje për arsye të pasqaruara.

Ai më herët ka qenë kryetar i të rinjve të AAK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme