Gërvalla: Ambasadori Berisha nuk shkarkohet, gëzon besimin tone

Prishtinë | 13 Maj 2022 | 16:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla,  ka folur sot për skandalin e raportuar në medie të ambasadorit të Kosovës në Slloveni Martin Berishaj.

Gërvalla ka thënë see ambasadori Berisha nuk shkarkohet dhe se e gëzon besimin e tyre. Këto komente ajo i bëri në një konferencë për medie lidhur me vizitën në Izrael, takimin më përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep  Borrell, si dhe për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

 “Sa i përket ambasadorit të Kosovës në Slloveni Martin Berishaj, Gërvalla ka thënë se e konsideron si një kampanjë bazuar në shkrimin e një mediumi slloven. “Sa i përket ambasadorit Berishaj unë e kam një deklaratë të gjatë disa faqe të ambasadorit Berishaj”.

“Nuk ka asnjë indikacion që akuzat e përmendura në atë raport mund të ketë diçka të vërtetë në të”. “Ambasadori nuk pezullohet në bazë të një informacioni pa pasur info të tjera. Edhe prokuroria e Malit të Zi e dha një info qe kanë pasur hetime dhe ka rezultuar që nuk ka asnjë vepër penale që mund ta ketë kryer ambasadori Berishaj. Berishaj gëzon besimin tonë dhe vazhdon punën e fin në Kroaci”.

Të ngjashme