Gjuriq: Pavarësisht mesazheve dekurajuese nga Kosova, Serbia ka treguar përkushtim në dialog

Prishtinë | 30 Kor 2021 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq  gjatë një takimi me kongresmenët demokratë Bill Keating dhe Gary Connolly i ka informuar ata për situatën në dialogun Kosovë-Serbi.

Gjatë takimit siç raporton Tanjug, ai përcolli siç thuhet “shqetësime serioze në lidhje me numrin në rritje të incidenteve dhe sulmeve ndaj serbëve dhe pronës së tyre, si dhe pasurive kishtare dhe kulturore në Kosovë”, transmeton Klankosova.tv.

“Pavarësisht mesazheve dekurajuese që vijnë nga Prishtina, ekipi ynë, i udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq dhe Drejtori i Zyrës Qeveritare për Kosovën Petar Petkoviq, do të vazhdojë të avokojë për stabilitet dhe respekt për çdo marrëveshje. Beogradi ka dëshmuar, brenda dhe jashtë, se e mban fjalën dhe se palë negociuese që i besohet”, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme