Gjykata Supreme vendos për ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje

Prishtinë | 11 Mar 2021 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Supreme e ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për verifikimin dhe numërimin e 9 mijë e 748 pakove me fletëvotime të dorëzuara me postë nga votuesit jashtë Kosovës dorëzuar në postën nr. 6, në rrugën ˮAgim Ramadaniˮ në Prishtinë, raporton Express.

“REFUZOHET si e pabazuar ankesa e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, me seli në Prishtinë, e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa A.nr.760/2021, datë 6 mars 2021”, thuhet në vendimin e Supremes.

Më poshtë gjeni arsyetimin e Suprmes për refuzimin e kësaj ankese:

 A r s y e t i m i

Me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa A.nr.760/2021, datë 6 mars 2021, është refuzuar si e pabazuar ankesa e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, me seli në Prishtinë me të cilën ka kërkuar që të urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të bëjë verifikimin dhe numërimin e 9,748 (nëntëmijeshtatëqindedyzetetetë) pakove me fletëvotime të dorëzuara me postë nga votuesit jashtë Kosovës dorëzuar në postën nr. 6, në rrugën ˮAgim Ramadaniˮ në Prsihtinë.

2

Kundër këtij vendimi me kohë ka paraqitur ankesë subjekti politik Lëvizja

Vetëvendosje, me seli në Prishtinë, me të cilën e konteston ligjshmërinë e vendimit të

atakuar, dhe propozon që i njëjti vendim të anulohet dhe të urdhërohet Komisioni Qendror

Zgjedhor (KQZ), që të bëjë verifikimin dhe numërimin e 9,748

(nëntëmijeshtatëqindedyzetetetë) pakove me fletëvotime të dorëzuara me postë nga votuesit

jashtë Kosovës të arritura sipas pretendimit deri me 12 shkurt 2021 por të tërhequra KQZ më

datat 18, 19 dhe 25 shkurt te vitit 2021.

PZAP në përgjigje në ankesën e subjektit politik të lartë përmendur kundërshton

thëniet ankimore dhe propozon që ankesa të refuzohet si e pabazuar.

Gjykata Supreme e Kosovës, pas vlerësimit të vendimit të atakuar, pretendimeve

ankimore, dhe pretendimeve të paraqitura në përgjigje në ankesë, gjeti se:

Ankesa është e pabazuar.

Nga shkresat e lëndës rezulton se me rastin e Zgjedhjeve të parakohshme

Parlamentare 2021, më datën 5 mars 2021, PZAP ka pranuar apelin Anr. 760/2021, të

paraqitur nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me seli në Prishtinë, të paraqitur

kundër vendimit e KQZ-së, nr. 860-2021 të datës 4 mars 2021, me të cilin janë shpallur

rezultatet përfundimtare për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës,

të mbajtura më 14 shkurt 2021, duke mos përfshirë 9,748 (nëntëmijeshtatëqindedyzetetetë)

pako me vota të votuesve jashtë Kosove.

Parashtruesi i apelit pretendon se fletëvotimet e dërguara nga ana e votuesve jashtë

Kosove duhet të pranohen, të klasifikohen dhe të numërohen për arsyen themelore objektive,

sepse të gjithë dërguesit e këtyre pakove me fletëvotime i kanë dorëzuar dërgesat në kohë të

duhur brenda afatit të përcaktuar pa asnjë vonesë. Në bazë të nenit 96.2 të LZP-së, parashihet

se votat përmes votimit jashtë Kosovës duhet të pranohen nga KQZ-ja para ditës së

zgjedhjeve, sikurse përcaktohet me anë të rregullave të KQZ-së. Mirëpo pretendimi i

subjektit politik LVV, është se kjo normë ligjore nuk ka konkretizim përmes Rregullës

Zgjedhore për situatat e jashtëzakonshme subjektive si forca madhore (vis major). Më tej në

apel parashtruesi shton se ekzistojnë edhe arsye tjera subjektive rrethanore që arsyetojnë

pranimin dhe numërimin c këtyre votave, duke qenë se zgjedhje e 14 shkurtit 2021 kanë qenë

të jashtëzakonshme dhe të parakohshme, dhe se të njëjtat janë edhe objektivisht të

3

jashtëzakonshme për shkak të rrethanave të shkaktuara nga fuqia madhore në rastin konkret

Pandemia Covid 19, e cila rrethanë nuk varet nga faktori njeri.

Në apel theksohet se për shkak të afateve shumë të shkurtër për mbajtjen e

zgjedhjeve të parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës, KQZ-ja nuk ka arritur ti

përmbushë të gjitha detyrimet ligjore për periudhën e aplikimit për votim jashtë vendit të

paraparë me Planin Operues të miratuar nga KQZ, duke ia mohuar gjithë aplikuesve për

votim jashtë Kosove të drejtën e shfrytëzimit të mjeteve juridike. Si provë për pretendimet e

tyre parashtruesi i apelit ka bashkangjitur në apel korrespondencat e mbajtura në mes të

anëtarëve të KQZ-së nga radhët e subjektit politik LVV-së dhe postës- DHL si dhe Planin

Operues të KQZ-së.

Parashtruesi i apelit kërkon që PZAP të urdhërojë KQZ-në, për verifikimin dhe

numërimin e 9,748 pakove me fletëvotime të dorëzuar në postë nga votuesit jashtë Kosove, të

cilat kanë arritur në KQZ pas afatit të përcaktuar më datë 12 shkurt 2021.

Në përgjigje në apel të datës 5 mars 2021, KQZ-ja, ka theksuar se në mbledhjen e

datës 2 mars 2021, Kryeshefi Ekzekutiv ka njoftuar KQZ-në se Sekretariati ka pranuar pako

të supozuara me fletëvotime pas përfundimit të periudhës së votimit përmes postës jashtë

periudhës kohore e cila është përmbyllur më 12 shkurt 2021.Tërheqja është bërë në tri ditë të

ndryshme, më datën 18, dhe 19 shkurt 2021 janë tërhequr nga posta e shpejtë DHL, 718 pako,

ndërsa me 25 shkurt nga fahu postar janë tërhequr 9,030 pako. Rrjedhimisht Paneli gjeti se

këto pako kishin ardhur pas përfundimit të periudhës së lejuar për votim nga jashtë dhe pas

datës së zgjedhjeve dhe për këto arsye refuzoi apelin e subjektit politik LVV.

Duke shqyrtuar ankesën e subjektit politik LVV, Gjykata Supreme gjeti se ankesa

është e lejueshme dhe e afatshme mbi bazën e nenit 118.4 i Ligjit nr.03/L-073 për Zgjedhjet e

Përgjithshme në Republikën e Kosovës e në përputhje me nenin 12.2 të Ligjit nr.03/L-256 të

Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në

Republikën e Kosovës, parashikon se mund të apelohet vendimi i PZAP.

Gjykata Supreme vlerësoi se janë të pabazuara pretendimet e LVV-së, paraqitur në

ankesën ndaj vendimit të kontestuar të PZAP, sepse i njëjti nuk përmban parregullsi për

shkak të cilave do te vihej në pikëpyetje ligjshmëria e vendimit të PZAP-së.

 Qëndron fakti se me nenin 96 paragrafi 2 i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme (LZP),

vota përmes votimit jashtë Kosovës duhet të pranohet nga KQZ-ja para ditës së zgjedhjeve,

4

sikurse përcaktohet me anë të rregullave të KQZ-së, ndërsa me nenin 4 paragrafi 4 i

Rregullës Zgjedhore nr.03/2013, përcaktohet se vota jashtë Kosovës duhet të pranohet nga

KQZ-ja, 24 orë para ditës së zgjedhjeve. Në rastin konkret (siç del nga vendimi i kontestuar i

PZAP-it) votuesit jashtë Kosovës, 9,748 pako me fletëvotime janë tërhequr me vonesë dhe se

sipas parashtruesit të ankesës nuk është faji i votuesve sepse të njëjtit i kanë dorëzuar në postë

para afatit të paraparë. Kjo edhe për faktin se rrethanat e jashtëzakonshme që këto zgjedhje

janë të parakohshme dhe se mbahen në kohë pandemie.

Sipas vlerësimit të Gjykatës Supreme, përcaktuese për ligjshmërinë qëndrimi të

PZAP-së është i bazuar në Aktgjykimin të Gjykata Kushtetuese, në rastin Nr. KI207/19, ku

konstatohet se aktgjykimet e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës A.A U.Z

nr.20/2019 i datës 30 tetor 2019 dhe A.A U.Z nr.21/2019, datë 5 nëntor 2019, nuk janë në

përputhshmëri me nenin 3 të Protokollit nr.1 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut

në Lidhje me nenin 45 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Në aktgjykimet e Gjykatës

Supreme të lartpërmendura të vitit 2019 ishin pranuar pretendimet e tilla duke vlerësuar në

se verifikimi dhe numërimi i fletëvotimeve të përshkruara në këto aktgjykime, nuk e pengon

procesin dhe verifikimin e pastaj numërimin edhe të fletëvotimeve të votuesve jashtë

Kosovës. Pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Nr. KI207/19, këto pretendime nuk mund

të pranohen sepse bien ndesh me këtë aktgjykim.

Ndërsa sa i përket forcës madhore (vis major) të cekurat në pretendimet e palës

ankuese, nga përgjigja në ankesë del se KQZ-ja nuk ka qenë e njoftuar nga askush se ka pasur

ndonjë pengesë madhore në arritjen e dërgesave postare në Kosovë, e po ashtu vlen të

theksohet se totali i dërgesave postare ka qenë rreth 43 mijë dërgesa, të cilat kanë arritur

brenda afatit ligjor të përcaktuar me Ligjin dhe rregullat e KQZ-së, pa qenë të penguara nga

ndonjë forcë madhore dhe ashtu si kanë arritur këto dërgesa të cilat janë dërguar me kohë,

ashtu do të duhej të arrinin edhe dërgesat tjera sikur të ishin dërguar me kohë. PZAP ka dhënë

arsyetim të mjaftueshëm me të cilin pajtohet edhe Gjykata Supreme e Kosovës.

Gjykata Supreme, e pranon në tërësi gjendjen faktike të konstatuar nga PZAP, pasi që

me provat që gjendën në shkresat e lëndës konstatohet në mënyrë të plotë dhe të besueshëm

gjendja faktike e konstatuar nga PZAP. Nga provat në shkresat e lëndës shihet se këto pako

kanë arritur pas skadimit të afatit.

5

Duke marrë parasysh se PZAP-i, me rastin e refuzimit të apelit, ka marrë parasysh një

mori rrethanash të theksuar si në arsyetimin e vendimit të ankimuar, dhe ka zbatuar drejtë të

drejtën materiale, gjegjësisht nenin 115 paragrafi 1, 2 dhe 3, nenin 119 paragrafi 5, të LZP-së

prandaj Gjykata Supreme konkludon se ankesa e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje

(LVV) duhet të refuzohet si e pabazuar

Për arsyet e paraqitura më lartë, e në pajtim me nenin 118 pika 4 të Ligjit mbi

Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë, u vendos si në dispozitiv të këtij aktgjykimi.

Të ngjashme