Glauk Konjufca shpreh ngushëllime për vdekjen e babait të Hysni Gucatit

Prishtinë | 27 Maj 2022 | 17:26 | Nga Ekonomia Online

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur ngushëllimë pas vdekjes së Musli Gucatit, babait të Hysni Gucatit.

Konjufca përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Gucati do të kujtohet si prind i dashur e fisnik.

“Bashkëndjejmë me familjen Gucati, të afërmit dhe miqtë, si dhe iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka thënë tutje ai.

Postimi i plotë:

Me pikëllim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Musli Gucatit, babait të luftëtarit të lirisë, Hysni Gucati.

Bacën Musli do ta kujtojmë si një prind të dashur e fisnik dhe frymëzues të brezave me patriotizëm dhe atdhedashuri.

Bashkëndjejmë me familjen Gucati, të afërmit dhe miqtë, si dhe iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

U prehtë në paqe!

Të ngjashme