GLPS paraqet “minimumin e platformës” në dialog me Serbinë

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 12:41 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi për Studime Juridke dhe Politike prezantoi dokumentin propozues “Minimumi i një Platforme për Dialogun e Fazës Finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” për partitë politike në Kuvendin e Kosovës.

Përparim Kryeziu tha se GLPS-ja vlerëson se i gjithë spektri politik duhet të dakordohet për një platformë për dialogun e Kosovës me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

GLPS konsideron që, si pikënisje, partitë politike në Kosovë duhet të orientojnë politikën e tyre partiake dhe institucionale mbi një numër parimesh të cilat duhet doemos të reflektojnë:  a) pritjet minimale të Kosovës nga ky proces, dhe b) vijat e kuqe mbi të cilat nuk mund të ketë negociim.

“GLPS që nga fillimi dhe në vazhdimësi ka analizuar ecurinë, strukturën dhe përmbajtjen e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në këtë fazë të dialogut dhe marrë parasysh pozicionin e Kosovës, GLPS vlerëson që i gjithë spektri politik i përfaqësuar në Kuvendin e Republikës duhet të dakordohet për një platformë për dialogun dhe fazën finle”.

“GLPS konsideron që si pikënisje partitë politike në Kosovë duhet të orientojnë politikën e tyre partiake dhe institucionale mbi një numër parimesh të cilat duhet doemos të reflektojnë: a) pritjet minimale të Kosovës nga ky proces dhe b) vijat e kuqe mbi të cilat nuk mund të ketë negociim”.

“GPLS duke u bazuar në misionin e organizatës dhe me qëllim që të kontribuojë në mënyrë më të drejtëpërdrejtë në këtë fazë të procesit, u propozon partive politike në kuvend këtë dokument. Në vlerësimin tonë ky dokument përmban pikat që duhet të shërbejnë si parime minimale të platformës për dialogun mbi fazën finale në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

Përparim Kryeziu përmendi pikat që, sipas GLPS-së, duhet të shërbejnë si parime minimale të platformës për dialogun mbi fazën finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton EO.

“Propozimet që po i prezantojmë sot janë në pajtim të plotë me praktikat e shteteve të tjera dhe rregullat e së drejtës ndërkombëtare që qeverisin marrëdhëniet në mes shteteve. Këto propozime janë: Minimumi i pritjeve që Kosova duhet të reflektojë në platformën e saj; Njohja juridikisht e plotë dhe anëtarësimi Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara; Abrogimi i rezolutës 1244 si rezultat i njohjeve”.

Ndërsa Lekë Batalli, hulumtues nga GLPS, tha se çdo marrëveshje me Serbinë duhet të përmbajë garancione të mjaftueshme dhe mekanizma që e bëjnë ata të zbatueshme në të gjitha pikat e saj dhe qëllimin e saj të realizueshëm, raporton EO.

“Në të kundërtën, Kosova rrezikon të bëhet pjesë e një precedenti që e dëmton  atë dhe procesin e konsolidimit të shtetësisë së saj”.

Propozimin “Minimumi i një Platforme për Dialogun e Fazës Finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” mund ta lexoni KËTU:

Të ngjashme