Grenell e thotë prapë, të hiqet taksa dhe kështu do të funksionojnë investimet

Prishtinë | 11 Shk 2020 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

I dërguar special i Presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka përsëritur se taksa 100% duhet të hiqet.

Richard Grenell ka thënë që taksa duhet të hiqet në mënyrë që investimet të vihen në funksion.

“Taksa duhet të hiqet, në mënyrë që të funksionojnë investimet. Është thelbësore”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Kujtojmë, që edhe Kryeministri Kurti si rrallëherë tani është pro-bisedimeve me shtetin e Serbisë për të arritur marrëveshjen përfundimtare të negociuar nga BE’ja dhe SHBA’ja.

Ai ka shprehur për gatishmërinë e tij për përfshirje në dialogun me Serbinë, si dhe për përfshirjen e SHBA në këtë proces përmes emisarit special të presidentit Trump, ambasadorit Richard Grenell.

“Tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit. Tarifa 100% hiqet porsa të vendoset reciprociteti. Shumë shpejt fillojmë t’i përgatisim Doganat e Kosovës për këtë. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam shprehur vullnetin që ta heqim tarifën 100%. Pres që Serbia të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës”, kishte shkruar Kurti ditë më parë në Facebook.

Vizita e Grenellit në Prishtinë ka bërë që Kurti të ketë një qasje ndryshe ndaj Thaçit dhe dialogut me Serbinë, ai madje ka paralajmëruar se Kosova do ta heq taksën 100% ndaj produkteve serbe, atë do ta zëvendëson me reciprocitet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme