“Guxo” sot aplikon të regjistrohet si parti, kryetare Donika Gërvalla

Prishtinë | 14 Shk 2022 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Lista Guxo sot do të aplikojë të regjistrohet si subjekt politik në KQZ me kryetare Donika Gërvallen, mëson Klankosova.tv.

E kjo ndodh pikërisht më 14 shkurt, në njëvjetorin fitores së thellë që pati në koalicion me Vetëvendosjen.

Në këto zgjedhje parlamentare, Lista Guxo garoi me 14 deputetë me listën e  Vetëvendosjes, ndërsa në zgjedhjet lokale të fundit garoi vetëm në komunën e Dragashit, po ashtu në kuadër të listës së Vetëvendosjes.

Aplikimi, siç mëson Klankosova.tv, pritet të bëhet rreth orës 12:00.

Të ngjashme