Haki Abazi reagon ndaj rrënimit të Teatrit në Tiranë

Prishtinë | 17 Maj 2020 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Pas rrënimit të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë, ka reaguar Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi.

Abazi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Kur rrëzohet teatri për interes të oligarkëve, u shpallet luftë qytetarëve – 1000 policë do të duhej ta ruanin teatrin jo ta bënin të mundur prishjen”.

“…edhe në kohë pandemie apo posaqërisht në kohë pandemie- ligështia nuk ka brinjë!”, ka shkruar Abazi.

Më tej ai ka thënë se “në vendet ku rrëzohet qeveria legjitime nga individ të lidhur me korrupsionin dhe krimin; në vendet ku politika e lidhur me oligarkinë rrënon teatrin dhe shtepitë e kulturës, përveç që nuk ka zhvillim, regresi është i garantuar, nëse lejohet kjo formë e sjelljes politike”.

“Mos pyetni pse tkurremi vazhdimisht dhe pse jemi mbrapa të gjithëve në procese, nëse vazhdimisht rrënojmë e prejmë degën e radhës ku qëndrojmë vet. Nuk ka demokraci pa demosin, ka vetëm diktaturë!”, ka shkruar ai. 

Të ngjashme