Haliti ankohet se Konjufca po ia jep fjalën shpesh Kurtit

Prishtinë | 22 Qer 2022 | 12:45 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-nënkryetari i Kuvendit, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti është ankuar se kryeparlamentari Glauk Konjufca po ia jep fjalën kryeministrit Albin Kurti në mënyrë disproporcionale me deputetët. Ky i fundit tha se kryeministri mund të flasë sa herë të dojë.

Haliti tha se secili deputet ka të drejtë të debatojë me kryeministrin në Kuvend.

“Në momentin që kryeministri përgjigjet, 120 deutetë kanë të drejtë të marrin pjesë në debat secili nga 10 minuta. Kjo është rregullorja e Kuvendit. Nuk është rregullorja e Kuvendit me ia dhënë fjalën kryeministrit pas çdo diskutuesi dhe me i dhënë monopol vetëm një diskutuesi”, tha ai.

Në përgjigje, Konjufca tha se tradicionalisht është ndarë njësoj koha e deklarimeve jashtë rendit të ditës.

“Jo sa i përket kësaj, Z. Haliti ju e dini se tradicionalisht këtë çështjen njëorëshe e deklarimeve jashtë rendit të ditës, e kemi ndarë në dy pjesë. Është pjesa e deputetëve dhe gjysmë orën tjetër ia kemi lënë të drejtës së kryeministrit dhe Qeverisë”, tha ai.

“Kryeministri ka të drejtë ta marrë fjalën sa herë të dojë”, tha ndër tjerash Konjufca.

Haliti i replikoi duke thënë se kështu po humbë koha dhe nuk po zgjidhet asnjë problem.

“Mua nuk më pengon se është kryeministri. Mu më pengon që po e humbim kohë. Shiko, 12 e gjysmë është bë. Ua kemi marrë kohën edhe qytetarëve që na shohin dhe nuk e kemi zgjidhur asnjë problem”, tha Haliti.

Lexo më shumë:

Të ngjashme