Haliti: EULEX-i mund të përfshihet në rastin Dehari

Prishtinë | 15 Nën 2016 | 13:01 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka kërkuar nga institucionet e vendit që të punojnë pandërprerë për të zbardhur rastin në të cilin gjeti vdekjen Astrit Dehari.

Ai ka pohuar se për këtë rast duhet të kërkohet ndihma e EULEX-it, raporton Ekonomia Online.

“Kur flas për Astritin jam emocional, pasi që atë e kam rritur vet, në kuptimin e asaj se atë e kam pjesë të familjes, e kur flas për këtë rast edhe mund të jem subjektiv. Unë i lus institucionet e shtetërore që të punojnë e nëse është e nevoja edhe të bashkëpunojnë me EULEX-in që të zbardhin të vërtetën”, ka pohuar ai.

Ndërsa shtoi se raporti i cili do të bëhet nga ekspertët duhet të jetë real.

Haliti, këto komente i bëri pas mbledhjes së Stabilizim Asociimit foli edhe për vdekjen e Astrit Deharin.

Të ngjashme