Haliti: Urgjentisht të merren masa për të gjitha qyetet që s’e kanë ujin e filtruar

Prishtinë | 16 Kor 2021 | 11:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të marrë masa për të gjitha qyetet e Kosovës që nuk e kanë ujin e filtruar.

Haliti në seancën e sotme të Kuvendit tha se urgjentisht duhet të planifikohen rezervaret e ujit që të furnizohen të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Qeveria urgjentisht duhet të marrë masa për të gjitha qytet që nuk e kanë ujin e filtruar, të planifikojnë rezervaret e ujit e të furnizohen të gjithë qytetarët.  Unë dua të ju them se në Deçan, Junik Peje e Istog, uji pihet edhe përmes vadave, prandaj mund të ndodhin edhe në vende të tjera”.

Ai thotë se uji nuk po filtrohet, por vetëm po klorifikohet, e që sipas tij po bëhet klorifikim pa standarde.

“Nuk e di nëse qeveritë tona kanë bërë ndonjë projekt për këtë çështje, asnjëra prej këtyre qyteteve nuk pin ujë të filtruar, uji vetëm klorifikohet pa standarde. Shif kush e bën klorifikimin dhe pastaj mund ta konstatosh shumëlehtë se a pijnë qytetarët ujë të pastër. Në Deçan është dashtë të bëhet ndërhyrje e madhe me ujë, derisa të konstatohet se a duhet të pihet uji”.

Të ngjashme