Hapin llogari të Facebook-ut në emër të saj, reagon Vlora Dumoshi: Autorët do të gjenden shumë shpejtë

Prishtinë | 09 Pri 2020 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Ministrja në detyrë e Kulturës Vlora Dumoshi, ka bërë të ditur se është hapur një llogari në Facebook në emër të saj.

Dumoshi tha se kjo llogari nuk menaxhohet nga ajo.

Ajo shtoi se disa individë hapjen e llogarive të rrejshme në rrjete sociale e konsiderojnë luftë dhe në këtë betejë dëshirojnë përçarje në mes anëtarëve të LDK-së.

“Profili në rrjetin social Facebook me emrin tim, nuk është nën kontrollin tim, por autori do të zbulohet në kohë të shpejtë. Veprimet e dëmshme të mashtruesve të cilët qëndrojnë prapa profileve të pavërteta do t’i demantojë Policia e Kosovës, aty ku kam hapur rastin në fjalë. Megjithatë, këto veprime të tyre do të mbesin prapa për shumë milje, dhe nuk do të ngadalësojnë ushtrinë e LDK-së”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme