Haradinaj: AAK po ia kthen dinjitetin vendit

Prishtinë | 17 Nën 2018 | 19:06 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Aleancës, njëherësh kryeminiatër i vendit, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme, ka takuar strukturat e AAK-së në Viti dhe qytetarët e strukturat e Aleancës në Gjilan.

Haradinaj ka theksuar se me angazhimin e vazhdueshëm për konsolidim të brendshëm, pa u ikur sfidave, po ia kthejnë dinjitetin vendit.

Sipas kryeministrit, besimi i qytetarëve po rritet në qeverisje.

“Dëshmi për këtë është aderimi i sotëm në AAK, i dhjetëra ekspertëve të rinj gjilanas, të shumë fushave, që do ta fuqizojnë vizionin tonë për Kosovën”.

Të ngjashme