Haradinaj: Armatosja e Serbisë është kërcënim për Kosovën

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar si kërcënim për Kosovën armatosjen e Serbisë me paisje ushtarake nga Rusia dhe Kina.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai theksoi se një gjë e tillë kërcënon edhe paqen në rajon dhe perspektivën euro-atlantike.

Haradinaj përmendi pajisjet si pancirë, sistemet e mbrojtjes ajrore dhe dronët përderisa tha se “Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë”.

“Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me paisje ushtarake nga Rusia dhe Kina (Pancir, Sisteme të Mbrojtjes Ajrore, Dronë etj) është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike. Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë”, ka shkruar Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme