Haradinaj: Besojmë në rekomandim pozitiv për vizat, nga Kosova në BE s’shkojnë refugjatë as kriminelë

Prishtinë | 27 Qer 2018 | 10:59 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj u takua me drejtoreshën për Ballkan Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz-Calavera.

Pas takimit Haradinaj tha se presin rekomandim pozitiv për vizat, raporton Ekonomia Online.

“Calavera është një njohëse e mirë e rajonit dhe Kosovës. Biseda në takim ka qenë e fokusuar në prioritetet e agjendës evropiane për reforma në rend e ligj, administratë e arsim. Diskutuam punët e kryera dhe sfidat përpara. Në vijim do të shënojmë rezultate në temat aktuale”.

“Së shpejti komisioni do ta japë propozimin e vet. Besojmë që shpejt do ta kemi vlerësimin pozitiv. Njëra nga punët që do ta bëjmë me kujdesin me të madh është që mos të mbërrijnë porosi të gabuara për Kosovën. Nuk ju shkojnë prej Kosovës as refugjatët as kriminelët, rritet bashkëpunimi”.

Kur foli për rolin e EULEX-it, Hradinaj tha se tash nuk mund t’i lihet askujt faji ngase vendorët kanë marrë plotësisht përgjegjësinë, raporton EO.

“Jemi transparent qind për qind dhe mirëpresim çdo interesim të institucioneve të BE-së për rend dhe ligj. EULEX-i tani ka mandat vetëm monitorues dhe është shtuar përgjegjësia se është hera e parë që jemi lënë vetëm në gjyqësor dhe s’kemi kujt t’ia lëmë fajin”.

Ruiz-Calavera po qëndron në Kosovë për të lansuar Programin e ri të Reformës Ekonomike.

Të ngjashme