Haradinaj dhe Kurti debatojnë ashpër për energjinë elektrike

Prishtinë | 26 Pri 2018 | 17:13 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje kanë kundërshtuar njëri-tjetrin lidhur me situatën e energjisë elektrike në Kosovë.

Albin Kurti i tha kryeministrit se kjo qeveri për të nuk është e re.

“Në mandatin e kaluar shteti ishte i kapur, për mua nuk është qeveri e re. Këtu kanë defiluar si në sfilatë ministra e kryeministra, por politika nuk ka ndryshuar. Për korrupsionin dhe krimin e organizuar Është detyrë e juaj ta denonconi t’i hapni dosjet dhe të fillojë të veprojë qeveria”.

“Strategjia energjetike në Kosovë ka ardhë pasi është nënshkruar marrëveshja me “Countur Global”. Kjo tregon respektin që kena për strategjitë tona. Nuk po kërkojmë të na respektoni neve po veten. Na po i thojmë hajde privat se po na pshton neve prej vetës tonë. Duhet të bëhen ato shpronësime, e jo të barazohen ata njerëz që kompensohen që ka njerëz të ndershëm dhe asi zaptues të vonshëm. Nuk do duhej të jepej kompensimi material po procese drejtësisë ndaj tyre”.

Haradinaj iu drejtua Kurtit duke i thënë se edhe qeveria edhe qytetarët e Kosovës kanë ndryshuar, raporton Ekonomia Online.

“ Albin shumë i mirë je në punën tane, edhe ta pranoj në shumë drejtime. Ka diçka që nuk po qëndron, ka ndryshu qeveria Albin Kurti, kanë ndryshu qytetarët e Kosovës, kanë ndryshu, po ti nuk po e don me pa, se ki probleme me pa, nuk është problemi i ulëseve po është problemi që ka ndodhë në këtë vend nuk po mrrijnë me pa. Nëse trendi i qeverisjeve në ardhjen time që Kosova me mbetë pa qymyr me ditën teme ka ndryshu, e kanë pa krejt ata që ju kanë gëzu e ata që nuk ju kanë gëzu”.

“Kosova nuk po importon, por po prodhon. Kush është dëmtu me këtë rast, ndoshta naj sektor i krimit. E kam përshtypjen që mund të jeni i lidhur me ta se po ju dhemb, jo dikujt po se po ju dhemb që Kosova po prodhon energji e s’po importon, paskan qenë të lidhur me ju. Emra s’po di veç nja me dit ta thom, naj sponzorizim diçka. Ka ndryshu me energji, nëse tema tjera jo, në energji ka ndryshu”.

Të ngjashme