Haradinaj: Do ta kemi të vështirë t’i bindim profesionistët të mos ikin nga Kosova

Suharekë | 16 Kor 2019 | 15:39 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në vazhdën e vizitës në komunë e Suharekës, kreu i Qeverisë Ramush Haradinaj tha se sfidë për vendimin mbetet që të rinjve të kualifikuar të krijohen kushtet në mënyrë që ata të mos e lëshojnë vendin, raporton Ekonomia Online.

Në fabrikën e këpucëve “Solid” në këtë komunë, ai shtoi se këpucët që prodhohen në këtë kompani do të duhet të shfrytëzoheshin për policët, zjarrfikësit e jo të eksportoheshin nga jashtë.

“Do të kemi një sfidë me e mbajtur njërin tonë në Kosovë, të kualifikuar, njeriun e ri dhe duhet të bashkëpunojmë me këto kompani”.

“Kemi një mundësi për tu ballafaquar me një storie suksesi, është brend që i besojnë tregjet evropiane, më të avancuar dhe trend që e ka fituar besimin e konsumatorit në Kosovë”.

“Është me rëndësi që institucionet e Kosovës, ato të sigurisë ato që i prodhojmë ne do të ishte dashtë këpuca ‘Solid’ të përdoren për policinë, zjarrfikësit për plotë institucione të Kosovës, pse me eksportuar produktin”.

Ahmet Kuçi, pronar i kësaj kompanie tha se 80% e prodhimet eksportohet në vendet evropiane.

“80 për qind gjatë ditës prodhohen në vendet evropiane. Presim që të na mbështesni që të paktën me institucionet që të marrin këpucën ‘Made in Kosova'”.

Kryeministri ka vizituar edhe fabrikën e stiroporit “Graniti” në këtë komunë për të vazhduar më pas me vizitë në fabrikën ETIKA, përfaqësues gjeneral për rajon i prodhuesit gjerman të dyshemesë “Kronoflorink”, me pronarë në Kosovë Ardian dhe Shyqiri Hoxha.

I pranishëm në këto vizita është edhe zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/haradinaj-per-dergimin-e-telekomit-te-permbaruesi-vendimi-seshte-final/

Të ngjashme