Haradinaj: Duhet ta synojmë jetën këtu, vendin ta bëjmë si Gjermania e Austria

Prishtinë | 13 Pri 2019 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se të rinjtë duhet të synojnë jetën në Kosovë dhe ta zhvillojnë vendin.

“Ne jemi Europë, na mungon lëvizja e lirë, por edhe ajo do të vjen. Ne duhet të synojmë ta bëjmë jetën këtu, ta zhvillojmë Kosovën”.

“Dëshira jonë është ta bëjmë Kosovën Gjermani dhe Austri dhe jo të rinjtë tonë të shkojnë në Gjermani dhe Austri”.

Këto komente Haradinaj i ka bërë në shënimin e 14 vjetorit të gjimnazit “Loyola”. Ai premtoi mbështetje për këtë shkollë dhe nxënësit e saj.

“Për ta ditë të gjithë se sa e mirë është Loyola mund ta shihni testin e maturës që e kalojnë 100%”.

“Të gjithë këta nxënës jo vetëm që janë të zot për jetën, por ata janë të aftë të konkurrojnë edhe në tregjet jashtë Kosovës”.

Alfons Tentrup, kryetar i shoqatës mbështetëse të gjimnazit “LOYOLA”, tha se, puna e bërë deri më tani do të vazhdohet edhe më tutje që ky gjimnaz të bëhet edhe më i mirë.

“Gjimnazi “LOYOLA” luan një rol shumë të rëndësishëm në Kosovë dhe është një shkollë elitë dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për një shkollim më të mirë dhe ju garantojmë për këtë, ku disa prej nxënësve do të kenë mundësi të vazhdojnë shkollimin edhe në Gjermani”, tha kryetari Tentrup.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme