Haradinaj e pyet Kurtin: Çfarë zori keni

Prishtinë | 02 Pri 2021 | 22:19 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se nuk po e kupton pse Lëvizja Vetëvendosje e ka marrë me kaq nguti ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, raporton Ekonomia Online.

“T’ju them të drejtën një seancë si kjo e radhës do të kishte kuptim për çmimin e energjisë. Vërtet po iu them. Do të duhej të mbahej ajo seancë, tju themi qytetarëve që nuk do të lejojmë ngritjen e çmimit të energjisë në vend.

E kam një pyetje për kryeministrin Kurti dhe ju, a mundeni me m’tregu cfarë zori keni që po e vjedhni këtë ligj, po e sjellni këtë ligj natën, tregomni pash zotin cfarë zori keni, nëse na tregoni, mujmë me iu ndihmu, po mos ia bëni këtë demokracisë së Kosovës.

E dini që duhet të ketë dakordim pozitë-opozitë për rregullat. Ne e kundërshtojmë këtë mënyrë të punës. Jemi çdoherë me diasporën, por nuk jemi që të dhunohet demokracia në këtë mënyrë”.

Të ngjashme