Haradinaj: Goditjet për taksën i durova për prodhuesit kosovarë

Prishtinë | 17 Sht 2019 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, ka thënë se të gjitha presionet për taksën i ka duruar për shkak se ka dashur të ndjej me prodhuesit kosovarë.

Ai gjatë një takimi me strukturat e këtij subjekti politik  kërkoi vota nga prodhuesit kosovarë.

“Po dëshiroj me dërgu një porosi tek njerëzit e ekonomisë se njëra prej arsyeve që i kam duruar krejt goditjet për taksë, nuk ka qenë se jam kryeneç  që kam deshtë me fol me Amerikën si me Serbinë, por kam bashkndjer në pozitën e prodhuesit tonë, që për 20 vjet ka qenë i nënçmuar dhe i poshtëruar”.

“Produktin e bërë në Kosovë nuk e ka vlerësuar askush as lagja ku është prodhuar,  i kam njohur shumicën e këtyre njerëzve dhe i kam parë çfarë probleme kanë pasë një produkt me prodhu, e kam pa që nuk po mundet me zë vend në shtetin tonë një produkt i bërë Made in Kosova”.

“Edhe besoni edhe për ata i kam marrë goditjet edhe për ata kam duruar shumë se e kam ditë pse, po i lus sipërmarrësit dhe prodhuesit e Kosovës, ata që i kanë rrit prodhimet Made in Kosova, ju lus të më ndihmoni më 6 tetor qitmani votën, me votë më ndihmoni”,ka thënë Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme