Haradinaj: I pikëlluar për ndarjen nga jeta të mikut tim Bashor Buzhala

Prishtinë | 11 Kor 2020 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Ish-Kryeministri, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime Familjes Buzhala për vdekjen e Bashorit.

Në një postim në Fb, Haradinaj ka publikuar një foto me Bashorin dhe ka thënë se është i pikëlluar me lajmin e vdekjes së tij.

“I pikëlluar për ndarjen nga jeta të mikut tim Bashor Buzhala.  Shpreh ngushëllime për familjen dhe ndaj dhembjen me ta. Do e kujtoj gjithmonë!”, ka shkruar Haradinaj.

Babai i gazetarit Berat Buzhala vdiq sot në orën 13 derisa ishte duke u përballur me COVID-19. Varrimi i të ndjerit bëhet të dielën në Çabiq të Klinës.

Të ngjashme