Haradinaj: Kemi tema më të rëndësishme se sa zgjedhjet

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 08:05 | Nga Ekonomia Online

Kryeminsitri i vendit, Ramush Haradinaj ka deklaruar së fundi se ka pasur takime të ndara me përfaqësues të opozitës. Haradinaj ka theksuar se para disa ditëve është takuar me Kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, Liderin e VV-së, Albin Kurti si dhe Kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti për çështjet aktuale të vendit tonë.

I pari i ekzekutivit ka thënë se është reale që zgjedhjet nacionale të mbahet ndonjëherë, por sipas tij, temat kryesore duhet të kryhen para zgjedhjeve.

Haradinaj sa i përket mocion-mosbesimit të opozitës ndaj tij ka thënë se në momentin që opozita i ka 61 vota atëherë me kënaqsi të procedon tutje në Kuvend.

“Kam pasur takime edhe me Isa Mustafen por edhe me Albinin, dhe po ashtu disa takime të shpeshta me Shpend Ahmetin e PSD-së, të cilëve ju kom tregu atyre që nëse dojmë me nxjerr Kosovën prej krize zgjedhjet domesdo mbahen najher por temat që i zgjedhin para zgjedhjeve zakonisht opozita prap këto tema si dialogu e të tjera do të jenë të njëjta edhe pas zgjedhjeve, do të thotë t’i kryejmë këto tema tash para zgjedhjeve e sa i përket qeverisjes kur t’i kenë 61 vota atë ditë ta kryejnë këtë punë dhe është e lezetshme se demokracia e ka këtë kur opozita e arrin shumicën atëherë me kënaqësi le të më rrëzojnë”, ka thënë Haradinaj në emisionin ‘Pressing’.

Më tej, Haradinaj ka folur edhe rreth çështjes së rezolutës së opozitës. Sipas tij, nuk e ka problem që ta votojë mirëpo kjo ka kaluar në një lloje loje të pozitë e opozitë.

“Kjo luftë ka kaluar garën kush ë më i miri apo i keqi. Në këto tema nacionale mundohem të bëhem një llojë ure vetëm e vetëm të kalohen”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme