Haradinaj kërkon që korrupsioni të luftohet me veprime konkrete

Prishtinë | 08 Dhj 2017 | 14:17 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, kryesoi takimin e tretë të nivelit të lartë për sundim të ligjit, ku temë e takimit ishte lufta kundër korrupsionit.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie, shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, kryesuesit e KGJK-së dhe KPK-së, Nehat Idrizi dhe Blerim Isufaj, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci dhe bartësit e institucioneve të sundimit të ligjit nga Policia, AKI, Dogana, Auditori i Përgjithshëm, KRRPP, si dhe përfaqësues nga USAID-i, UNDP-ja, EULEX-i.

Kryeministri Haradinaj, në fjalën e tij kërkoi që lufta kundër korrupsionit të ketë veprime konkrete. Ai kërkoi nga të gjitha institucionet e sundimit të ligjit që të dalin me plan konkret të ndryshimeve.

Ai në veçanti u ndal në ecurinë legjislative të Zyrës së Prokurorit Disiplinor, Reformës se Kodit Penal dhe Ligjit për Konflikt të Interesit. Kryeministri theksoi se duhet të definohen rolet dhe kompetencat e organeve të anti-korrupsionit dhe të vetë agjencisë.

Në këtë takim u raportua edhe për gjetjet e Auditorit të Përgjithshëm për KGJK dhe për rastet e raportimit të rasteve në Prokurori.

Të ngjashme