Haradinaj: Kufijtë janë të paprekshëm, në Kosovë s’do të ketë “Dodik Republikë”

Prishtinë | 17 Maj 2019 | 12:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në kompleksin
memorial të Shqiponjës, ish Jabllanicës me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të
saj, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj tha se Shqiponja nuk lejoi kalimin e armikut. Ai tha se Kosova
është e sigurt pasi si të tillë e ka njohur edhe e drejta e botës.

Ai edhe njëherë përsëriti se kufijtë e Kosovës janë të
paprekshëm dhe brenda Kosovës nuk mund të vendoset një “Dodik Republikë”.

“Kosova ka territor unik dhe kufijtë janë të paprekshëm ne këta kufij. Po
ashtu Kosova është e rregulluar me Kushtetutën e vet dhe nuk mundet brenda Kosovës me u vendos një monstrum “një Dodik”. E di që kemi mendime të ndryshme dhe e asaj që them unë dhe çdo kujt tjetër është çështje tjetër por disa fjalë kur i themi nëse dikush mendon me vendos “Dodik Republikë” paska vendos me prish Ballkanin”, tha ai.

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, dha lajmin se shpejt do nisin ivestimin në
këtë kompleks memorial vlera e të cilit është mbi 300 mijë euro.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, tha se Jabllanica e atëhershme dhe
Shqiponja e tanishme është embrion i luftës së UÇK-së.

Sipas tij organizata e veteranëve të luftës punon që të kujtohet gjithmonë e
kaluara e lavdishme.

Në Jabllanicë kanë rënë 38 dëshmorë dhe 4 martirë në pranverën e vitit 1999.

Të ngjashme