Haradinaj: Mbrojtjen e Manastirit e kanë bërë deçanasit, mos të politizohet ndërtimi i rrugës

Prishtinë | 15 Gus 2020 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK’së, Daut Haradinaj e ka komentuar ndërtimin e rrugës që kalon afër zonës së Manastirit. Ai ka thënë se ndërtimi i kësaj rruge e rritë vlerën e kësaj zone të veçantë për të gjithë.

Haradinaj për Express, ka deklaruar se duhet ndaluar politizimi i ndërtimit të kësaj rruge nga autoritetet serbe.


“Mbrojtjen e Manastirit të Deçanit e ka bërë vet populli i Deçanit. Unë prapë do ta mbrojë si vlerë kulturore dhe ndërtimi i rrugës e rritë vlerën e kësaj zone të veçantë për të gjithë ne. Tendencat për politizim nuk janë asgjë tjetër veç e rëndojnë jetën dhe raportet e mira që janë krijuar ndër vite. Kjo rrugë është dhe do të jetë për qytetarët e Deçanit”, ka deklaruar Haradinaj.

E këto komente ai i bëri pas deklaratave të autoriteteve serbe. Nga Beogradi zyrtarë deklaruar se Manastiri i Deçanit rrezikohet nga punimet që po zhvillohen afër saj.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq njoftoi se, për këtë arsye, në mbledhjen tjetër në Bruksel, Serbia do t’u kërkojë përfaqësuesve të Prishtinës dhe ndërmjetësve evropianë që të ndërpresin urgjentisht dhe përgjithmonë punimet e ndërtimit në zonën e mbrojtur të Manastirit të Deçanit

Të ngjashme