Komisioni hetimor për tekstet shkollore pajtohet që përzgjedhja e ekspertëve të bëhet me thirrje

Prishtinë | 08 Maj 2024 | 15:01 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, raporton Ekonomia Online.

Armend Muja deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se pa u miratu buxheti është problem me procedu me ekspertë.

“Në lidhje me buxhetin mendoj që duhet të jemi pak më të shpejtë këtu sepse është pika startuese  dhe është mirë edhe seanca me votu. Kisha propozu që kjo pikë të miratohet shpejt dhe të procedohet me thirrjen që të miratohet në seancë me prioritet. Sa i përket vendimit të kryesisë së Kuvendit. Deklarohem këtu paraprakisht do të thotë që nuk paguhem në kuadër të këtij komisioni dhe secili deputet që është pjesë e këtyre dy komisioneve nuk duhet të paguhet edhe kjo nuk duhet  të parashtrohet në buxhet. Kjo të votohet sot të shkojë në seancë, se pa u miratu buxheti e kemi problem edhe me procedu me eksperta. Gjithashtu si prioritet  sugjeroj që të hapet konkursi menjëherë edhe  për ekspertët”, ka thënë Muja.

Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka theksuar se janë dakorduar që të parashihen më shumë mjete për ekspertët dhe ekspertizën.

“Unë dhe Ardiani heqim dorë është më rëndësishme, konsideroj që buxheti të jetë më i mirë për ekspertët sepse na duhet ekspertë profesionistë të kalkulojmë më mirë për ekspertë dhe shpenzimet tjera që hyjnë në domenin e këtij  komisioni hetimor. Armend unë besoj që kemi një dakordim parimor dhe të parashihen më shumë mjete për ekspertët dhe eskpertizën. Është aprovuar që të kaloj në votim dhe të miratohet në Kuvend, pastaj kush don të paguhet në këtë komisioni atëherë e qesim në votim”, ka thënë Haxhiu.

Te pika e rendit të ditës ku është diskutuar për angazhimin e eksperteve deputeti Muja ka thënë se kanë shkuar në tri lloje ekspertesh një jurist, një financier dhe një ekspert të fushës.

 “Sa i përket orientimit kemi shkuar në tri lloje ekspertesh një jurist, një financier dhe një ekspert të fushës. Dikush për arsimin, financa dhe aspektet juridike dhe janë brenda fushëveprimit të këtij Komisioni”, ka thënë Muja.

Ndërsa deputeti Bekim Haxhiu se mund tu bëjmë thirrje si komision që të aplikojnë ekspertët.

“Ne mund të bëjmë thirrje si komision me apliku me dërgu CV-të e tyre e para të sferës së arsimit, e  dyta të ekonomisë të jetë i mirë dhe me përvojë në fushat e auditimit dhe e treta të jetë një jurisit. Ne mund të bëjmë thirrje si komision, ekspertët me apliku dhe pastaj komisioni vendos”, ka thënë Haxhiu.

Deputeti Muja ka thënë po ashtu se mund të fillojnë punën javën tjetër.

“Sa i përket kërkesave ligjore na mund të fillojmë punën që javën tjetër dhe paralelisht të fillojmë punën”, ka thënë ai. 

Është aprovuar propozimi që të bëhet thirrje për ekspertë jo me konkurs.

Të ngjashme