Haradinaj: Me marrëveshjen kemi evituar rrezikun që të kemi viktima

Prishtinë | 24 Nën 2022 | 11:31 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë në Kuvend se me marrëveshjen e djeshme për targat, u evitua rreziku i parë që të ketë viktima, siç tha ai, qofshin policë apo qytetarë serbë të veriut.

Megjithatë, ai tha se me marrëveshjen e djeshme nuk është zgjidh situata në veri.

“Sfida që na pret është rikthimi në institucione i atyre që kanë lëshuar vendet e punës, apo plotësimi i gjithë atyre vendeve vakante në rend dhe ligj”.

“E kam ditë që do të vijmë tek kjo marrëveshje e tillë për faktin se e kam dëgjuar në vizitën e parë Escobarin dhe Lajçak që kanë thënë integriteti territorial nuk është i negociueshëm, sovraniteti nuk është i negociueshëm, mos të eksperimentojmë askush prej nesh me ide se ndonjë rregullim tjetër na shpëton nga asociacioni”.

“Nëse dojmë me shpëtuar nga asociacioni urdhëroni të bisedojmë bashkë, por jo duke rrezikuar tërësinë territoriale”, tha Haradinaj.

Lexo më shumë:

Të ngjashme