Haradinaj: Mustafa do t’ia bëjë Qeverisë sikur VLAN-it

Prishtinë | 10 Maj 2017 | 13:53 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar që mocioni të hedhet në votim dhe të ecet tutje, i bindur se qeveria do të bjerë.

Ai kritikuar deputetët e dy partive në koalicion PDK dhe LDK për debatet në mes tyre, duke thënë se nuk është koha për të qëruar hesape, por për ta hedhur në votim mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

Ai ka thënë se Isa Mustafa do të largohet nga qeveria, duke ia kujtuar atij kohën e koalicionit VLAN, kur ishte larguar nga aty për t’u bashkuar më PDK-në.

“Isa ashtu si ia pat bë VLAN-it brenda natës, ashtu do të shkojë”.

E duke folur për “sukseset” e kësaj qeverie, ai përmendi buxheti për veteranët. “E kemi bërë një ligj që i keni ndarë kategoritë, e shihni më vonë sesa ka qenë i mirë ky ligj?”.

“Si do të ndodhë në të ardhmen demarkacioni? Iu kemi propozuar para gazit e protestave. I përgëzoj deputetët e pozitës që nuk e kanë miratuar. Populli do t’ua di për nder që nuk e keni pranuar”, ka vazhduar deputeti opozitar.

“Ne i kemi nënshkrimet kush e ka thirrë këtë mocion, hidheni në votim e ecim tutje”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se nuk “do të krisë kiameti” nëse shkohet në zgjedhje, meqë ashtu-kështu asnjë palë zgjedhje që pas luftës, sipas Haradinajt, nuk kanë qenë të rregullta.

Të ngjashme