Haradinaj në konak të Naim Bazajt, pas kalimit të tij në AAK

Prishtinë | 01 Gus 2019 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një vizitë në Drenicë ku ka vizituar familjen Bazaj.

Haradinaj me këtë rast theksoi se bujari dhe atdhedashuria janë dy tipare që e shquajnë gjithë Drenicën.

“Mikpritje shqiptare, në konakun e familjes patriotike Bazaj të Drenicës. Bujaria dhe atdhedashuria, që e shquajnë tërë Drenicën, janë tipare edhe të Naimit, një nga komandantët e dalluar të ushtrisë sonë çlirimtare, i cili rrugëtimin politik ka vendosur ta vazhdojë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, së bashku me qindra bashkëveprimtarë të tij, profesionistë të profileve të ndryshme. Falemnderit për mikpritjen dhe besimin në vizionin e Aleancës për shtetin dhe atdheun. Të vërtetë në luftë, ashtu edhe në paqe. Dalshim faqebardhë”!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme