Haradinaj: Në listën e Aleancës nga Skenderaj, janë dy të rinj nga familje atdhetare

Prishtinë | 19 Jan 2021 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një postim në Facebook tha që në listën e Aleancës nga Skenderaj, janë dy të rinj nga familje atdhetare, fjala është për Feriz Shalën nga Buroja, bir i invalidit të luftës dhe të burgosurit politik Avni Shala, si dhe 19-vjeçarja nga Kopiliqi i Epërm Diellza Rexhepi, bijë e invalidit të luftës Naser Rexhepi.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Në listën e Aleancës nga Skenderaj, janë dy të rinj nga familje atdhetare.
Feriz Shala nga Buroja, bir i invalidit të luftës dhe të burgosurit politik Avni Shala, është student i Psikologjisë, i angazhuar në organizatën rinore të Aleancës që nga fillimi i aktivitetit të tij në politikë.
Më e reja në moshë në listën e kandidatëve të Aleancës, është nëntëmbëdhjetë vjeçarja nga Kopiliqi i Epërm Diellza Rexhepi, bijë e invalidit të luftës Naser Rexhepi. Ajo është laborante e Biologjisë. E përgëzoj për guximin dhe ambicien e saj për të qenë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ju priftë e mbara!
RH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme