Haradinaj në Qendër të Studentëve: Nuk kam ardhur më herët sepse tash më ka rënë në mend

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 13:15 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Qendrën e Studentëve në Prishtinë, më rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2019/2020, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, ai ka uruar studentët për vitin e ri akademik dhe pranimin e tyre në këtë Qendër.

Haradinaj deklaroi se ardhja e tij ka një mesazh për te gjithë studentët.

Ai ka potencuar se nuk ka qenë më herët në Qendrën e Studentëve, pasi thotë se nuk i ka rënë ndërmend të shkonte.

Haradinaj tha se është e pakuptimtë të mos vizitojmë studentet në ditën e parë të mësimit.

“Është mirë me pa gjendjen e konvikteve. Janë 4000 studentë në konvikte dhe 2500 tjerë që kanë të drejtën në shujtë. Ushqimi ishte i mirë. Ardhja jonë e ka një mesazh, breza të studentëve kanë sakrifikuar për liri, disa kanë rënë në front të luftës, të ju kushtohemi studentëve. Qeveria ka punuar për arsimin e ultë, mesëm e lart. Zor me i nda pozitat, jam kryetar i AAK-së, kryeministri është kryeministër, një pjesë të tyre po e bëjë nga përgjegjësia si kryetar i qeverisë, është pa kuptim mos me ardh ditën që fillon mësimi. Nuk kam ardh ma herët asnjëherë, se tash m’ka ra në mend”, ka thënë ai

Kryetari i QS Fatmir Sfishta, tha se më përkrahjen e institucioneve jeta e studentëve në QS është bërë me atraktive.

“Pata kënaqësinë të mirëpres kryeministrin Haradinaj. Besoj që është ditë e mbarë sepse fillon vendosja e studentëve në konvikte, është funksionalizuar edhe mensa e studentëve, krejt kjo çka pamë nuk kish ardh pa përkrahjen e institucioneve të Kosovës dhe angazhimin tonë që jeta në QS të jetë më atraktive”, tha ai.

Ministri në detyrë i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, i uroj studentëve fillim të mbarë dhe suksese në këtë vit.

“Ju urojmë studentëve suksese, është duke filluar bashkë më kryeministrin në mensë për të parë si është përgatitur që jo vetëm të jetë akomodim por edhe ushqim cilësor”, tha ai, raporton EO.

Ramush Haradinaj vizitoi konviktin Numër 7 dhe 8 si dhe mensën e studentëve.

Të ngjashme