Haradinaj – opozitës: Qëndrimet politike paraqitni në seancë, lëvizje të kufijve s’do të ketë

Prishtinë | 04 Sht 2018 | 09:50 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas paralajmërimeve të opozitës për të bojkotuar seancën e thirrur për votimin e delegacionit të propozuar nga Qeveria për dialogun Kosovë – Serbi, Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ky qëndrim i opozitës është i dëmshëm për vendin.

Në hollin e Kuvendit, ai para gazetarëve, shtoi se opozitare do të duhej të merrnin pjesë në seancë që të jepnin qëndrimet e tyre për këtë delegacion e pastaj të zgjidhnin se a do ta bojkotonin a po jo, raporton Ekonomia Online.

Kreu i ekzekutivit ka garantuar se nuk do të ketë lëvizje të kufijve aktual të Kosovës.

“Seanca është ftuar me kërkesën time, qëllimi i seancës është që ne të marrim besimin e Kuvendit për delegacionin që e kemi propozuar dje. Mos me ardhur në seancë ata munden mos me marr pjesë në votim mendoj që ka qenë mirë me ardhur në seancë”.

“Ju siguroj që e kemi kryer këtë punën s’ka me pas as ndarje as shkëmbim të territoreve”.

Haradinaj më pas u pyet nëse i kanë votat për këtë delegacion, por ai u përgjigj me “deputetët e dinë”, raporton EO.

“Nëse është puna për territorin shumë kom bo unë me rujt territorin se krejt opozita. Si me marr pjesë partitë e pozitës në një seancë të opozitës në qoftë se nuk vijnë në këtë seancë”.

“Mungesa e kuorumit është paaftësi e Kosovës për me trajtuar këtë temë”.

“Ne po i japim një mundësi opozitës me kryer pjesën e vet. Parlamentin mundet me i dhanë peshë këtij ekipi”.

Të ngjashme