Haradinaj: Pas Samitit të Berlinit dialogu është përgjegjësi e Merkelit dhe Macronit

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 14:43 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri, Ramush Haradinaj tha se në Samitin e Berlinit është vendosur që dialogu Kosovë-Serbi të jetë nën përgjegjësi të kancelarës gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron, raporton Ekonomia Online.

Ai pasi bëri homazheve te varret e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj, ka ripërsëritur edhe njëherë se ideja për ndarje të Kosovës është “varrosur”, në këtë Samit.

 “Samitit i Berlinit është ngjarje shumë e dobishme për Kosovën, ngjarje e suksesshme sepse procesi i dialogut i është marrë zonjës Mogherini, tek e cila Kosovës ka pasur qëllim me i ardhur një propozim marrëveshje përfshirë edhe ndarje të vendit”.

“Tash është nën përgjegjësi të kancelarës Merkel dhe presidentit Macron edhe ky është suksese më i madh, është heq prej adresës që ka mujt me befasuar Kosovën me një marrëveshje të keqe”.

Sipas tij debati për ndarje të Kosovës është mbyll, raporton EO.

“Është me rëndësi që tani se kushdo që ka besuar që me e nda Kosovën arrihet një marrëveshje Kosovë-Serbi ai debat është mbyll. Duhet të jemi vigjilent sepse kuzhinat vazhdojnë me gatu por duhet të jemi vigjilent, por shihet se më nuk ka ndarje të Kosovës”.

Haradinaj ka komentuar përplasjen e tij me homologun shqiptar Edi Rama në lidhje me ngjarjet në Samitin e Berlinit.

Ai tha se Rama është vëllai i tij, por se do ta thotë të vërtetën.

“Kryeministri i Shqipërisë është një person që kam shumë respekt për të. Edi Rama është është vëllai i imi, siç janë të gjithë shqiptarët. Por, të vërtetën do të them pavarësisht se kujt i pengon apo i pëlqen”.

“Unë e kam thënë të vërtetën për atë që kam thënë në Samitin e Berlinit”

Ndërsa, për pjesëmarrjen e liderit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik në Samitin e Tiranës, Hardinaj ka thënë se ai është njeri i Putinit.

“Dodik nuk është figurë që përfaqëson vlera, ai është një prej figurave më të këqija që ka rajoni ai është njeri i Putinit. Kosova e sheh atë si njeri të Putinit”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme