Haradinaj për deklaratat e Lekajt: Le t’i shikojë punët e tij në infrastrukturë

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 10:32 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratat e ministrit Lekaj ku tha se deklaratat e tij janë të pamençura dhe më mirë duhet t’i shikoj punët në infrastrukturë. Ai tha se ka respekt për Zvicrën dhe ambasadorin, raporton Ekonomia Online.

“Nuk është e mençur nga Lekaj mu kyç në këtë debat, ai duhet t’i shikoj punët e tij në infrastrukturë, debati për veteran është i kontaminuar dhe jam në dijeni se deklarata e Lekajt ka qenë në kontekst tjetër që ka linjë ky keqkuptim dhe këtë ia shpjeguar ambasadorit dhe mua”, tha ai.

Haradinaj tha se që nga vënia e taksës në Kosovë ka rritje të vendeve të punës dhe tha se të punësuarit nuk janë vetëm të AAK, në 100 mund të jenë 10.

“Në ata që hyjnë në punë mund të ndodhë nga 100 me qenë 10 të AAK-së, nuk janë vetëm ata që hyjnë në punë, vendet e punës nuk do t’i nxë qeveria, por krijohen. Ka rritje në vazhdimësi dhe ka numër të madh të punësuar e sidomos tash taksës është rrit ne i të punësuarve në ekonominë vendore”, shtoi ai.

Të ngjashme