Haradinaj pezullon “përkohësisht” vendimin për rritje të pagave

Prishtinë | 31 Jan 2018 | 13:02 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vendosur që përkohësisht, deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese, ta pezullojë vendimin për rritje të pagave të Qeverisë.

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj e ka quajtur politik vendimin e Agjencisë Kundër Korruspionit, lidhur ne rritjen e pagave për qeveritarët.

“Pas kërkesës së 30 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për vlerësimin e kushtetueshmërisë së vendimit për nivelizim të pagave, të marrë më 20 dhjetor nga Qeveria e Kosovës, kam vendosur që përkohësisht, deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese, ta kërkoj pezullimin e këtij vendimi”, ka shkruar ai, në faqen e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Vendimin e AKK-së, lidhur me nivelizimin e pagave, e vlerësoj të paqëndrueshem dhe të ndikuar politikisht. Për këtë vendim kemi dorëzuar përgjigje të qartë dhe kjo është e njohur për opinionin.

Megjithatë, pas kërkesës së 30 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për vlerësimin e kushtetueshmërisë së vendimit për nivelizim të pagave, të marrë më 20 dhjetor nga

Qeveria e Kosovës, kam vendosur që përkohësisht, deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese, ta kërkoj pezullimin e këtij vendimi.

Shqetësimi im dhe i Qeverisë është se ky pezullim godet më së shumti gjyqtarët dhe prokurorët, duke qenë se pagat e tyre janë të ndërlidhura drejtpërdrejt me vendimin për nivelizimin e pagave.

Pa marrë parasysh epilogun e kësaj çështjeje, ne do të përpiqemi që të gjejmë mënyrën për të siguruar përkrahjen e plotë për gjyqtarët dhe prokurorët në vend.
RH

Të ngjashme