Haradinaj pranon letër urimi nga Trumpi: Raportet e Kosovës me ShBA-në speciale dhe të përhershme

Prishtinë | 06 Jan 2020 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, me rastin e festave të fundvitit ka pranuar urime nga presidenti i ShBA-së, Donald Trump, raporton Ekonomia Online.

Këtë lajm Haradinaj e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në Facebook, i cik ka thënë se ndjehet i nderuar që për festat e fundvitit është uruar nga Trumpi.

Ai ka thënë se ky urim vjen kur vëmendja e SHBA-së është e përqendruar në luftën kundër terrorizmit dhe rritjes së saj, ndërsa ka siguruar se Kosova qëndron e palëkundur në koalicionin global të udhëhequr nga Amerika.

Ky shtë postimi i plotë i tij:

I nderuar të pranoj letër urimi për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Në kohën kur vëmendja e SHBA-së është e përqendruar në luftën kundër terrorizmit dhe rritjes së saj, Kosova qëndron e palëkundur në koalicionin global të udhëhequr nga Amerika.

Marrëdhënia e Kosovës me ShBA-në, nuk është vetëm një raport bilateral ndërmjet dy vendeve, por është speciale dhe e përhershme.

Kjo marrëdhënie e fuqishme dëshmohet edhe me këto urime por edhe më lidhjet që kemi krijuar tash e sa kohë, e për të cilat ne jemi përherë mirënjohës.

Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë SHBA-të!

RH

Të ngjashme