Haradinaj pret Al-Sabahun, premton infrastrukturë sportive

Prishtinë | 11 Dhj 2017 | 10:13 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri, Ramush Haradinaj, priti sot në takim Presidentin e Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), Sheikh Ahmad Al-Fahad Al-Sabah, me të cilin bisedoi për zhvillimin e sportit në Kosovë.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast falënderoi Al-Sabah, për angazhimin e tij për pranimin e Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, si dhe për vazhdimin e përkrahjes na avancimin e sportit në përgjithësi.

“Rinia e Kosovës është shumë e motivuar fal anëtarësimit dhe mundësisë së pjesëmarrjes së Kosovës në sportet dhe garat ndërkombëtare”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj po ashtu, shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës që të krijojë infrastrukturë sportive dhe hapësira të nevojshme, që sportistët dhe federatat sportive të arrijnë rezultate si në garat vendore po ashtu edhe në ato ndërkombëtare.

Presidenti i Asociacionit të Komiteteve Olimpike Kombëtare (ANOC), Sheikh Ahmad Al-Fahad Al-Sabah, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe shprehu gatishmërinë që edhe më tutje të ofroj bashkëpunim dhe mbështetje për Komitetin Olimpik të Kosovës dhe për sportin në Kosovë.

Gjatë ditës Al-Sabah do të vizitojë edhe kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Më pas do të takohet edhe me ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe do të vizitojë edhe Pallatin e Rinisë.

Kryeministri Haradinaj priti në takim Sheikh Ahmad Al-Fahad Al-Sabah

Lexo më shumë:

Të ngjashme