Haradinaj: Qeveria duhet ta lehtësojë jetën e policëve

Prishtinë | 26 Kor 2022 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar policin Enver Zymeri në përvjetorin e rënies dhe të gjithë policët e rënë në detyrë.

Haradinaj ka thënë se në reflektim të kësaj dite, ia rikujton qeverisë pasojat e mosveprimit lidhur me Ligjin e Pagave.

“Në ditën kur përkujtojmë policët e rënë në detyrë, përulemi me respekt para veprës madhore të Enver Zymerit dhe secilit pjesëtar të Policisë së Kosovës, që dha jetën për sigurinë tonë. Në reflektim të kësaj dite dhe secilës ditë të atyre që janë gjithnjë në detyrë për sigurinë e Republikës së Kosovës, po i rikujtoj qeverisë pasojat e mosaprovimit të Ligjit të Pagave, e që e kalon shifrën prej 14 milionë euro në vit”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj po ashtu ka thënë se është e nevojshme të rregullohet ligji për statusin e Dëshmorit të rënë në krye të detyrës.

Të ngjashme