Haradinaj-qytetarëve: Nëse keqpërdoret liberalizimi mund të pezullohet

Prishtinë | 10 Tet 2018 | 10:36 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se ndonëse liberalizimi i vizave është proces i vështirë, ai mund të hiqet në çfarë do kohe nëse keqpërdoret, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj gjatë lansimit të Fushatës së re për Liberalizimin e Vizave, shtoi se e liberalizim fitohet lëvizja e lirë, por duhet zbatuar edhe obligimet në përpikëri.

Edhe pse nuk përmendi datë se kur mund të hiqen vizat, por uroi që ky proces të përmbyllet shumë shpejt.

Madje të pranishmëve ju tregoi edhe përvojat personale kur si i ri migroi në shtet evropiane dhe se si trajnoheshin qytetarët që doni të shkoni atje.

“Dikur kam emigruar kur kam qenë i ri, dikush më ka mësua kur kam emiguar. Punëtorët tanë në ish-Jugosllavi kanë mësua qysh me u sjell në komunikacion e qysh me komunikuar atje”.

“Jemi mbledh me i shpjeguar qytetarëve tanë se lëvizja e lirë është një e drejtë, një liri, një privilegj, por i ka edhe disa obligime që duhet t’i dimë”.

“Kjo është një punë jo e lehtë liberalizimi i vizave edhe kur jepet mundet me u sanksionuar pastaj. Me bo me u mërzit ndonjë vend anëtarë mund të propozoj pezullim tërheq çfarë do qoftë”.

“Nuk mund të neglizhojmë. Me liberalizimin e vizave fitohet lëvizja e lirë është privilegj është mundësi por ka edhe obligime që duhet zbatuar me përpikëri”.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha tha se për këtë fushatë do të shkojnë në çdo qytetet e fshat.

Edhe Hoxha tha se liberalizimi i vizave nuk guxon të keqpërdoret, raporton EO.

“Institucionet e Kosovës kanë punuar intensivisht për plotësimin e kritereve. Qytetarët janë ata që më së shumti po vuajnë nga mos liberalizimi i vizave”.

“Komisioni Evropian ka dhënë rekomandimin pozitiv për vizat, kemi kaluar me suksese votimin në komisionin LIBE në Parlamentin Evropian. Tani jemi një hap afër, sfida e fundit është votimi në Këshill. Kemi ndërmarrë dhe po ndërmarrim hapa që të adresojmë shqetësimet e secilit shtet veç e veç”.

“Fushata vetëdijësuese ka për qëllim kryesor qasjen tek qytetarët me informata të sakta se çka është dhe çka nuk është liberalizimi i vizave ku edhe sa mund të qëndrohet”.

“Fushata do të jetë gjithëpërfshirëse dhe të gjithë ne do të arrijmë i formim të kënaqshëm në mënyrë që të mos ndodh asnjë keqkuptim Do të japim mesazhe të qarta se liberalizimi i vizave nuk guxon dhe nuk duhet të keqpërdoret”.

EkonomiaOnline

DREJTPËRDREJT – Lansohet faza e re e Fushatës për Liberalizimin e Vizave. Marrin pjesë kryeministri Ramush Haradinaj; ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha; shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt

Gepostet von EkonomiaOnline am Mittwoch, 10. Oktober 2018

Të ngjashme