Haradinaj: Rinisë i kemi siguruar perspektivë të qartë në vend

Prishtinë | 04 Nën 2018 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur takim në Bogë me të rinjtë e AAK-së, në të cilin pjesëmarrës ishte edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kryeministri ka postuar disa fotografi nga ky takim dhe, ndër të tjera, ka shkruar se të rinjtë e AAK-së janë faktor i pashmangshëm në trajektoren e zhvillimit të gjithanshëm të Kosovës.

Postimi i plotë:

“Rinisë, si shtysë e transformimeve të thella, i kemi siguruar perspektivë të qartë në vend, duke ndërtuar shtetin e Kosovës në të gjitha parametrat e tij. Po krijojmë vlera të reja, që garantojnë zhvillim të qëndrueshëm në tre segmente, sundim të rendit e ligjit, mbrojtje dhe ekonomi, si dhe me liberalizimin e vizave, të rinjtë tanë fitojnë mundësi të barabarta me moshatarët e tyre europianë. Aleanca dhe të rinjtë e saj janë faktor i pashmangshëm në trajektoren e zhvillimit të gjithanshëm të vendit tonë dhe do të jenë forcë kyçe për një Kosovë euro-atlantike”.

Image may contain: 4 people, crowd, tree and outdoor

Image may contain: one or more people, crowd and outdoor

Image may contain: one or more people, crowd and outdoor

Image may contain: 6 people, people smiling, people standing and outdoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme