Haradinaj: Serbia ish gëzu, po pret me fitu këta të reciprocitetit

Prishtinë | 30 Sht 2019 | 19:23 | Nga Ekonomia Online

Koalicioni AAK-PSD sot ka mbajtur tubim elektoral në Obiliq.

Tubimi është mbajtur në palestrën ”Adem Jashari”, ku ishin të pranishëm përfaqësues të shumtë të AAK-së, PSD-së dhe nikoqiri, kryetari Xhafer Gashi, njofton Klan Kosova.

Kandidati për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj, shpalosi planet e tij për Obiliqin dhe Kosovën si dhe arritjet e deritashme.

Para të pranishmëve, në sallë ai tha se me Serbinë është ende herët të bëhet reciprocitet.

”A po doni me e gëzu Serbinë apo Kosovën? Në Serbi ishin kah luten mos nuk po fiton Ramushi, e largohet taksa”.

”Ata ishin kah presin mos po fitojnë këta të reciprocitetit, reciprocitet mundemi me bë me Shqipërinë, pra njësoj si andej e këtej, po me Serbinë është herët me bë reciprocitet se ata po na rrezikojnë e nuk po na dojnë”, tha Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme