Haradinaj: S’është në rend formimi i asociacionit, në veri kam shkuar pa media

Prishtinë | 23 Mar 2018 | 12:24 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se nuk e ka në rend dite krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, raporton Ekonomia Online.

Ai pas mbledhjes së Qeverisë tha se këtë çështje asnjëherë as në tavolinë nuk e ka pasur, mirëpo ka shtuar se duhet ta marr dhe ta studioj.

“Me asociacion nuk kam arritur me u marr, as nuk më ka ardhur në tavolinë, as në rend dite. Për besë as që jam marr me atë temë duhet me hy me studiuar se çfarë është me këtë temë”.

Kur u pyet për vizitën e tij në veri, kreu i ekzekutivit tha se atje shkon pa media.

“Në veri jam kanë shpesh, por që s’kom shkuar me media”.

Duke komentuar ratifikimin e demarkacionit, kryeministri deklaroi se dje ka pasur takim me Shpejtim Bulliqin ku ka biseduar për korrigjimin e marrëveshjes.

“Dje kam taku komisionin shtetëror për shënjimin e kufirit kemi biseduar me ta jem në përgatitje të gjithë materies për korrigjim”.

“Kam marr edhe urimet prej kryeministrit malazez dhe besoj që etapat e ardhshme kohore do ta zgjidhim pjesën e mbetur”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme