Haradinaj-Shalës: Unë jam duke i pastruar të bëmat që ju i keni lënë

Prishtinë | 05 Kor 2018 | 13:54 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj në replikën ndaj deputetit Kujtim Shala tha se kjo qeveri po i pastron të bëmat e qeverisë së kaluar.

“Ju po thoni që Bechtel-i është më pak korruptive se kjo qeveri. Korrupsionin vetë e kemi bërë, nuk ka ardhë as Bechtel-i, as kurrkush me e bë. Unë jam duke i pastruar qato që ju i keni lënë. Ju siguroj që deri në shtator s’kanë me mbetë tema të vjetra përveç gjyqësorit”, tha ai.

Kujtim Shala, në emër të grupit parlamentar të LDK-së, tha se në kohën e ministrit Zharku asnjë faturë ndaj Bechtel Enkas nuk ka qenë e papaguar, raporton Ekonomia Online.

“Përfaqësuesit e qeverisë kanë qenë të paqartë me këtë proces. Me fjalën e sotme kryeministri e ka bërë edhe më të paqartë këtë situatë.

“Cilën ministri po e quan borxh? Dëshiroj të sqaroj që ky nuk është borxh, por kosto, e që është diçka tjetër. Qeveria e Kosovës nuk ka asnjë faturë të papaguar për kompaninë Bechtel Enka. Vendimi për 53 milionë euro është arbitrar dhe një vendim i tillë është pikërisht për këtë qeveri. Dhe kujtojmë që vendimet arbitrare janë të dëmshme dhe të rrezikshme”.

“Marrëveshja për 14.7 milionë euro nuk ka qenë e hapur, sepse mbikëqyrësi e ka lënë në mirëbesim të palëve. Ne për këtë 14.7 milionë euro kemi dokumente, ndërkaq për këto 53 milionë euro nuk kemi asnjë dokument”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme