Haradinaj shpërblen me post ministror edhe një të akuzuar

Prishtinë | 02 Tet 2018 | 08:10 | Nga Ekonomia Online

Edhe një rekord të zi ia ka thyer vetes Qeveria.

Të hënën, kryeministri Ramush Haradinaj ka shtuar edhe për një numrin e anëtarëve të kabinetit qeveritar që janë nën akuzë, duke e vënë Endrit Shalën në krye të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, shkruan Koha Ditore.

Shala, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, i cili e drejton Nismën Socialdemokrate, pandehet për posedim të paautorizuar të armëve.

Aktakuza i është ngritur katër muaj më parë nga Prokuroria Themelore e Gjakovës, pasi doli në publik një xhirim në të cilin ai shfaqej me një armë të gjatë në dorë, e me të cilën gjuante nga dritarja e odës së Limajt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme