Haradinaj: Shpresat tona mbesin te Washingtoni

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shpërndarë një postim në rrjete sociale (twitter dhe instagram), në të cilin ka përshëndetur takimin mes Presidentit amerikan Biden dhe Kancelares gjermane Angela Merkel.

Haradinaj ka shprehur bindjen se liderët e botës së lirë do të përshpejtojnë arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Në ripostimin e bërë në instagram, Haradinaj ka shtuar: Shpresat tona mbesin te Washingtoni!

Postimi i plotë:

Takimi midis Biden dhe Merkel është i mirëpritur dhe i nevojshëm për të adresuar të gjitha çështjet e hapura në Ballkan. Qëndroj i bindur se udhëheqësit e botës së lirë do të bien dakord për përshpejtimin e arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për njohjen reciproke.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme