Haradinaj: Shqiptarët janë shembull sakrifice për liri

Prishtinë | 23 Mar 2021 | 19:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj sot kishte ndarë medalje për disa nga mërgimtarët të cilët dhanë kontributin e tyre në çështje kombëtarre për disa dekada.

Haradinaj bëri të ditur se kishte ndarë medalje ‘ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET’ për familjen Dervishaj nga Zabllaqi i Istogut, që dhanë tre Dëshmorë në Luftën Çlirimtare, Mentorin, Menderesin dhe Menhendin.

“Shqiptarët janë shembull sakrifice për liri! Kam ndarë sot medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtzakonshëm në çështjen kombëtare për: Familjen Dervishaj nga Zabllaqi i Istogut, që dhanë tre Dëshmorë në Luftën Çlirimtare, Mentorin, Menderesin dhe Menhendin! Z. Isa Jasiqi dhe z. Selami Çela, bashkatdhetarë që jetojnë në mërgim, veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare shqiptare për disa dekada!”, ka shkruar Haradinaj.

May be an image of 2 people, people standing and indoor
May be an image of 2 people, people standing and indoor
May be an image of 3 people, people standing and indoor
May be an image of 2 people, people sitting, people standing and indoor
May be an image of 2 people, people standing, people sitting and indoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme