Haradinaj: Siguroj qytetarët se sot FSK-ja ka mandat të plotë në tërë territorin e Kosovës

Prishtinë | 26 Shk 2020 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur se Forca e Sigurisë së Kosovës ka mandat të plotë në tërë territorin e Kosovës dhe përmes një statusi në Facebook i ka bërë thirrje NATO-s dhe KFOR-it për nënshkrimin e një protokolli të ri bashkëpunimi operacional pa kufizime.

“Pas punës maratonike të sigurimit të mbështetjes së ShBA-ve e partnerëve kryesor brenda NATO-s si dhe të parapërgaditjes e dërgimit të 3 ligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri për votim në Kuvendin e Kosovës, me 9 Janar 2019 kam shkruar edhe këtë letër drejtuar Sekretarit të NATOs Jens Stoltenberg, në të cilën e njoftoj për mandatimin historik të transformimit të FSK-së si forcë multietnike e profesionale në Ushtri të Kosovës, duke e falënderuar për bashkëpunimin e misionin 20 vjeçar në sigurimin e ruajtjes dhe paqes në Kosovë.

Qëllimi i letrës ishte të njoftohet se pas votimit të ligjeve në Kuvend, zhvlëftesohen kufizimet territoriale në letrën së ish-KM Thaçi në vitin 2013, dhe i bëj ftesë NATOs që përmes KFORit të nënshkruajmë protokoll të ri bashkëpunimi operacional, këtë herë pa kufizime territoriale.

Për të evituar populizmat dhe shqetësimet e ngritura sot rreth letrës 2013, dhe implikimeve të mundshme ligjore e Kushtetuese, siguroj qytetarët e Kosovës se sot FSK-ja ka mandat të plotë në tërë territorin e Kosovës, pa asnjë kufizim. Në këtë letër, poashtu i bëj ftesë NATOs/KFOR-it që të adaptojmë marrëdhënien tonë, pas votimit të 3 Ligjeve në Kuvend, dhe të draftojmë procedurat e reja operacionale për bashkëpunim gjithëpërfshirës pa kufizime territoriale.

Marrëdhënia me NATOn për Kosovën është ekzistenciale, dhe duhet të ruhet e kultivohet me urtësi e mençuri, gjithnjë duke respektuar të kaluarën dhe mandatin në fuqi.

Me marrëdhëniet tona strategjike nuk bën të luhet për disa tituj populist.

Lexoni Ligjet që kemi votuar dhe aty i keni të gjitha përgjigjet.       

Kryeministri Kurti i ka këto korrespodenca në dispozicion të plotë në Kryeministri, poashtu i ka votuar ligjet ku FSK-ja mandatohet pa kufizime territoriale në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës, dhe do të duhej të jetë i vetëdijshëm tashmë se sa historik për përmbylljen e brendshme të sovranitetit të Kosovës ka qenë përgaditja, dërgimi, dhe votimi unanim i Ligjeve të FSK-së në dhjetor 2018. Haradinaj këto komente i bëri pas publikimit të letër këmbimit të nga kryeministri Kurti të ish-kryeminitrit të atëhershëm Hashim Thacit me NATO-n”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme