Uniteti i
shqiptarëve në momentet kyçe historike, gjithmonë i ka dhënë jehonë të drejtës
dhe sukseseve tona, tha Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e
Republikës së Kosovës, znj. Meliza Haradinaj – Stublla, në takimin që zhvilloi
me ish-kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.
“Me qëllim të përkrahjes së këtij uniteti, sot takuam edhe ish-Kryetaren e
Komunës së Preshevës, dhe Kryetaren e Partisë për Veprim Demokratik, znj.Ardita
Sinani”, tha Ministrja Haradinaj – Stublla, e cila së bashku me Ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi, po kryeson vizitën e parë
zyrtarë të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Luginën e Preshevës.
“Perspektiva ekonomike, kujdesi shëndetësor, dhe respektimi i të drejtave të
shqiptarëve, dominuan diskutimin tonë. Ardita është personifikim i gruas
shqiptare me zë të fuqishëm për kauzën tonë kombëtare”, tha kryediplomatja e Republikës
Kosovës.